Mbante hundën dhe tundte dorën duke i treguar se vjen erë e keqe, përplasje e madhe mes Gary Medel dhe Diego Costa në ndeshjen e Brazilit

Vasco ka mposhtur mbrëmë Botafogon para tifozëve të tyre në ndeshjen e javës së 32-të të Serisë A të Brazilit dhe në qendër të vëmendjes ishin të gjithë lojtarët e njohur edhe për futbollin botëror, Diego Costa dhe Gary Medel.

Medel luan normalisht për Vasko, ndërsa sulmuesi me eksperiencë Diego Costa është pjesë e Botafogos. Costa ka hyrë në fushë në minutën e 59-të dhe vetëm dy minuta më pas ka ndodhur një përplasje mes tij dhe Medel, e cila është bërë hit në rrjetet sociale.

Fillimisht ata kanë pasur një sherr verbal dhe kur Costa është përballur me Medelin, kiliani vendosi të tallej me të. Medel tundte dorën dhe mbante hundën, duke aluduar se Kosta vjen erë e keqe, gjë që e mërziti edhe më shumë ish-sulmuesin e Atletico Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online