Një dekadë si “qytetar”, Aguero rinovon me Sitin

Mançester Siti ka njoftuar mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në profilin zyrtar në “twitter” se Serxho Aguero ka nënshkruar një kontratë re me skuadrën e Pep Guardiolës. Sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e “qytetarëve” deri në vitin 2021.

Në këtë mënyrë 30-vjeçari do të plotësojë një dekadë që përfaqëson ngjyrat e Mançester Sitit. Aguero është një legjendë e gjallë tek Siti mund të thuhet, kjo për faktin se ka zhvilluar 299 ndeshje dhe ka shënuar 204 gola, duke qenë kështu shënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Pa diskutim një lajm i mirë për Guardilonë dhe tifozët, të cilët e shohin Agueron si një prej lojtarëve më të mirë që ka zbarkuar ndonjëherë në Mançester. “Unë jam pjesë e Sitit prej 7 edicioniesh dhe dëshiroja shumë që të plotësoj një dekadë duke përfaqësuar këto ngjyra”, është shprehur Aguero pasi nënshkroi kontratën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *