Një tjetër përforcim për ekipin e Tomorit. Beratasit kanë përforcuar mbrojtjen duke afruar në ekip boshnjakun Armin Mujkiç. Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me anë të një postimi në faqen e klubit dhe Mujkiç ka zgjedhur numrin 4 në bluzë.
24-vjeçari, 1.92 metra i gjatë, aktivizohet në qendër të mbrojtjes, por luan dhe si mbrojtës i majtë. Ai është aktivizuar me klube si Mlladost Kakanj, NK Visoko, ndërsa ka patur një eksperiencë në futbollin suedez me ekipin e Nybros.
Tashmë ai është gati për të mbrojtur ngjyrat e Tomorit të Beratit, ekip që ka si objektiv rikthimin në Superligë. Merkato nuk është mbyllur akoma në Berat, sepse drejtuesit po punojnë për të afruar dhe dy lojtarë, një sulmues, por dhe një portier.
https://www.youtube.com/watch?v=tHEQvFzBzwQ