Një bisedë mes djemsh ajo e Veliajt me Sulejman Memën, por a nxitet në atë mënyrë njeriu në moshën e babait tënd?

Në ditën e djeshme do të publikohej një video e skandalit ku Erion Veliaj nxiste anëtarët e futbollit që të votonin për Prodanin në Shoqatën Rajonale të Tiranës, në një gjuhë të ashpër. Kulmi i fjalëve të përdorura ishin ato drejt Sulejman Memës: “”Po mirë mo Sul Mema, si ka mundësi që të kanë marrë burrërinë, po si mund të presi robi koq.., të sillet si një rrot ka.. dhe të tredhin kështu”.

Vetë kryetari i Bashkisë është shprehur se kjo ishte një mënyrë e të folurit në dhomën e zhveshjeve, në një bisedë mes djemsh dhe vetëm ata që nuk kanë luajtur ndonjëherë futboll, nuk e kuptojnë këtë. Por realisht, ata që kanë luajtur futboll, çfarë mund të kuptojnë në këtë situatë?

Fjalinë përpara shokëve të ekipit e mban gjithmonë kapiteni dhe lideri. Për merita sportive, Erion Veliaj ishte si një lojtar i zbritur për herë të parë në dhomat e zhveshjeve dhe që lëshoi këtë gjuhë kundër Sulejman Memës, njeriut që ka gjithë jetën e tij në sport.

Megjithatë Mema duhet ta dëgjojë në çdo moment pa iu kundërvenë, pavarësisht fjalëve të përdorura, pasi lojtari Veliaj ka pushtetin në dorë. Duke tejkaluar meritat sportive, a mund të bëhet një bisedë mes djemsh dhe të përdoret e njëjta gjuhë edhe me një njeriun që në fakt është në moshën e babait tënd?

As këtu llogjika nuk qëndron, për të hedhur poshtë përligjjen e këtyre toneve të përdorura në një mbledhje skuadre, në dhomat e zhveshjeve. Shumë që kanë luajtur futboll e kuptojnë, kur një i ri vjen në ekip, duhet vetëm që të dëgjojë dhe jo të dali menjëherë me shiritin e kapitenit. Atëherë, diçka nuk shkon aty…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online