Nisma e tifozëve të Sampdorias, bamirësi për familjet e prekura nga rrëzimi i urës

Tifozët e Sampdorias nuk e harrojnë tragjedinë që preku qytetin e tyre gjatë rrëzimit të urës në Xhenova, që solli vdekjen e disa personave. Anëtarët e “Curva Sud” në bashkëpunim me të gjitha klubet e Sampdoria kanë marrë nismën që e kanë quajtur “Sampdorianët për Xhenovën”.

Sampdoria pret Napolin të dielën në mbrëmje dhe para nisjes së takimit do të zhvillohet evenimenti i organizuar për të mbështetur familjet e prekura nga tragjedia. Uniforma të skuadrës do të shiten për shumën minimale të 5 eurove dhe fitimet do të shkojnë për të prekurit e ngjarjes së 14-të gushtit.

“Të ardhurat do të përdoren për projektet e destinuara për familjet më të prekura nga tragjedia. Do të ndjekim personalisht gjatë gjithë fazës, duke raportuar si zakonisht, hap mbas hapi”, shkruan një nga ideatorët e kësaj iniciative.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *