Verën e vitit të shkuar, Mançester Siti shpenzoi plot 61 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e Rijad Mahrez nga Leister Siti. Kur ka kaluar gati një vit nga ajo kohë, bilanci nuk është pozitiv për algjerianin, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira.
Minutat e pakta, duket se kanë sjell një krisje mes tij dhe Sitit, me 28-vjeçarin që sipas raportimeve nga mediat angleze, ka kërkuar largimin. Mahrez ka luajtur në vetëm 13 takime si titullar në Premier Ligë dhe kjo gjë e ka lënë të pakënqur.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Mançester Siti ka shpenzuar një shumë të madhe për ta marrë algjerianin dhe zor se mund ta lërë të largohet lehtë, vetëm me përjashtim të një oferte të parefuzueshme.