Kontrata me Renes përfundoi në fund të sezonit të kaluar dhe Ben Arfa është një lojtar i lirë. Fantazisti francezo-tunizian është në pritje të ofertave dhe një e tillë i ka ardhur nga Serie A.
Sampdoria e pëlqen shumë 32-vjeçarin dhe ka nisur negociatat me agjentët e tij sipas “Secolo XIX”. Ben Arfa tundohet nga ideja për të provuar emocionet e kampionatit italian.
Problem mbeten kërkesat e tij të larta financiare, por klubi dorian beson fort se akordi final do të arrihet. Në fund të fundit duhet të sakrifikosh pak për të patur në ekip një lojtar me kualitetin e Ben Arfa, një talent i jashtëzakonshëm që mund dhe duhet të kishte arritur shumë më shumë në karrierën e tij.