Nisi të ofendonte portierin e Milanit, tifozi i Juventusit kërkon falje: Bëra gabim të madh, kisha pirë shumë birra

Portieri i Milanit, Maignan u bë pjesë e koreve rac.iste në përballjen klasike ndaj Juventusit. Duke u munduar ta shpërqendronin, tifozët bardhezinj hodhën fjalë me ngjyrim rac.ist ndaj gardianit të portës së kuqezinjve. Një tifoz dyzetë vjeçar i Juventusit u ndëshkua me masë administrative nga autoritetet lokale, pasi ishte i pari që nisi ofendimet ndaj Maignan.

I ndjerë në faj, Davide Gabriello ia hodhi fajin pijes dhe u shpreh se ndihet mjaft fajtor për këtë veprim. “Unë kam gabuar, u solla si një idiot, por kisha pirë shumë birra. Nuk isha shumë në vete. Isha i papërgjegjshëm në atë rast dhe bëra një gabim të madh”-deklaroi tifozi Davide Gabrielli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online