Nis hetimi, Lacion kundër Torinos e masakroi një arbitër romanist

Kanë kaluar ditë, por inati i Lacios për arbitrimin skandaloz në Lacio-Torino nuk është shuar. Në atë takim nuk u akordua një penellti neto në favor të Lacios dhe në vijim u dha karton i kuq në dëm të Çiro Imobiles, për një përplasje në zonë ku realisht sulmuesi nuk e goditi aspak me kokë lojtarin kundërshtar, i cili i tha arbitrit se nuk ishte goditur qëllimisht.

Gjyqtar ishte Piero Xhakomeli, i cili tashmë është “non grata” për lacialët, por nuk mbaron me kaq. Edhe Prokuroria në Federatën Italiane po interesohet për një çështje që po merr përmasa të bujshme, aq sa Ansa raporton se së shpejti do të nisë një hetim, pasi po qarkullon një foto e Françesko Totit, publikuar kohë më parë në rrjetet  sociale nga vetë arbitri, i cili tashmë akuzohet si tifoz i deklaruar i Romës dhe se e ka dëmtuar me paramendim Lacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online