Nigeriani Gilmor vazhdon provat, nga Kukësi te Vllaznia

Samuel Gilmor quhet një tjetër futbollist me ngjyrë që luajti në 45 minutat e dyta për formacionin kuqeblu. Gilmor, një futbollist shtatshkurtër, por që sipas menaxherëve të tij pretendohet të jetë superior në aspektin teknik në fushën e lojës, ka mbërritur prej dy ditësh në Shkodër.

Dje iu dha mundësi për t’u testuar me skuadrën kuqeblu. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku Cungu, por edhe drejtori sportiv Zeka janë parë të flasin gjatë me nigerianin Gilmar, si dhe menaxherin e tij.

Burime zyrtare pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se stafi nuk është se e ka anashkaluar vlerat që disponon futbollisti në fjalë. Por për atë që kërkon Vllaznia, Gilmor nuk bën punë. Ndaj është lënë i lirë.  

Samuel Gilmor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online