Kamza e nis me fitore, likuidon Korabin fqinj

Kamza ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën maqedonase, teksa përballë ka pasur skuadrën e Korabit të Dibrës së madhe, që garon në ligën e tretë maqedonase. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0, teksa kanë shënuar nga një gol për pjesë.

Është Ermir Rezi ai që ka hapur takimin me golin e shënuar në 45-minutëshin e parë të takimit, që u mbyll me rezultatin minimal 1-0. Kamza dominoi takimin dhe në pjesën e dytë arritën të shënonin edhe një tjetër gol, këtë herë me mbrojtësin Erlis Frashëri, ndërkohë që mundësitë për të realizuar edhe gola të tjerë ishin reale, me Fukuin që kishte mundësinë më të mirë, por nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Skuadra e Kamzës vijon të zhvillojë ndeshje miqësore me kundërshtarë të dobët, pasi trajneri Ndreu kërkon që loja në grup të vijë e të harmonizohet, gjë që ta krijojnë pikërisht këto lloj ekipesh. Në vijim pritet të ketë edhe miqësore të tjera, për të parë më mirë nivelin e skuadrës. Ndërkohë drejtuesit po punojnë për të afruar edhe një sulmues në ekip, pasi aktualisht nën urdhrat e stafit teknik vetëm durrsaku Rezi.

Korabi – Kamza 0-2

Shënues: Rezi, Frashëri
Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Fustar, Neziri, Zefi, MustafaIdrizaj, Mehmeti, Fukui, Rezi (U aktivizuan: Gjonikaj, Rami, Ymeri, Mumajesi, Arrabal, Syziu). Trajner: Ramadan Ndreu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online