Nica turfullon: Duhet merkato, kemi probleme pa fund

Trajneri i Teutës, Stavri Nica, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga barazimi kundër Lushnjës dhe nuk përdor diplomaci, kur e cilëson të dobët merkaton e Teutës dhe kërkon reagim nga klubi.

“Kam përshtypjen se nuk kemi punuar mirë në merkato, na duhen lojtarë të tjerë. Edhe sot u ndeshëm me një Lushnje që ka një dyshe sulmuese shumë cilësore dhe që e kërkoi me ngulm rezultatin. Shoh shumë probleme te faza sulmuese e Teutës, mungojnë lojtarë, të shohim. Çdo trajner kërkon lojtarët e duhur, të presim çfarë do të bëjë klubi. E kemi marrë skuadrën në një gjendje shumë të keqe dhe ishte një risk i madh marrja e detyrës në këtë moment, në qytetin tim, me tifozët që e kanë braktisur skuadrën.

“Ka shumë probleme, klubi duhej të ishte menduar mirë për ndërtimin e skuadrës. Është përgjegjësi e madhe, ka ende kohë dhe duhet të jemi më aktivë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online