Dedja i pakënaqur: Doja fitoren. Largohemi pasi të dalin tifozët nga komisariati

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, ka komentuar barazimin e marrë në Durrës, duke e cilësuar si jo të kënaqshëm. Në Supersport trajneri shkodran ka pasur ankesa për arbitrimin, ndërsa e pranon se skuadrës së tij i duhen disa fitore për renditjen.

“Kisha dëshirë ta nisnim mirë pjesën e dytë të sezonit, por nuk jam i kënaqur me një pikë, mund të merrnim më shumë. Jam i pakënaqur me rastin e penalltisë dhe disa vendime të tjera.

“Para pushimit skuadra u shthur dhe për fat mbaroi pjesa e parë, sepse dy golat e Teutës na goditën rëndë psikologjikisht. Folëm me skuadrën dhe reaguam, barazuam dhe mund edhe të fitonim.

“Dyshja Canka-Sefa ka shumë eksperiencë, kuptohen shumë mirë dhe formojnë një dyshe shumë të mirë. Ne gjithnjë kemi luajtur një futboll sulmues, duke luajtur me shumë lojtarë ofensivë, duke marrë përsipër edhe rreziqe. Barazimi në Durrës është rezultat i mirë, por nëse fitonim do të vlente më shumë.

“Tifozët? Ishin rreth 15 tifozë, të cilët po ofendonin në kor dhe arbitri dha sinjal që policia t’i largonte. Do të shkojmë në komisariat, sepse janë ende aty. Do t’i presim që të largohemi së bashku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online