Nica pranon ofertën, rikthehet të drejtojë

Ekipi i fundit që ka drejtuar është Teuta, nga ku iku pas tre javësh në drejtim të skuadrës. Flasim për Stavri Nicën, trajnerin durrsak që ditët më të mira i ka nën drejtimin e skuadrës së Laçit. Me kurbinasit ka fituar Kupën e Shqipërisë, si dhe ka kaluar një tur në Europa League, arritje këto për klubin bardhezi.

Tashmë Nica do të drejtojë një ekip të ri. U mendua se do të punonte me moshat tek Erzeni, por oferta e bërë nga Burreli është pranuar nga ana e trajnerit durrsak. Fakti që matjanët stërviten në kryeqytet e ka bindur atë.

Sigurisht edhe oferta e bërë nga ana e administratorit Demir Çupi ka qenë e kënaqshme. Nica vjet në Kategorinë e Parë drejtoi për disa javë Bylisin, ndërkohë që Burreli pasuron listën e ekipeve që ai ka drejtuar në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *