Ngo i pezulluar sërish, drejtori Laçi debaton ashpër me gazetarin

Tirana ka pasur probleme sivjet, ndërkohë që ndeshjet e fundit nuk i ka ecur edhe me fatin. Disa herë skuadra bardheblu ka qenë në avantazh, por nuk e ka ruajtur dot. Drejtori sportiv, Arbi Laçi, në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli në Supersport”, ka folur në lidhje me situatën në klubin bardheblu. Mes të tjerave ka pasur replika edhe me gazetarin e ftuar në emision, Jetmir Halilaj, kryeredaktori i Panorama Sport.

“Është hera e parë në këtë sezon që flas. Nuk kemi zgjedhur të fshihemi, por nuk ka qenë as momenti. E shoh si mundësi kthese sot, skuadra është. Përzgjedhja e lojtarëve ka qenë e mirë. Kam dëgjuar e lexuar, ka kritika që qëndrojnë dhe që nuk qëndrojnë. Skuadra ka nevojë për përmirësime, mos të gabojë në fushë. Në asnjë moment nuk kemi thënë se luajmë për titull. Kemi ardhur nga aty ku nuk duhet të shkojmë kurrë. Nuk kemi bërë shpallje apo reklamime. Kemi thënë luajmë për Europën dhe kërkojmë të shkojmë”.

BASHKËPUNIMI ME ZE MARIAN – “E kemi nisur punën me trajnerin që prej janarit vjet. Kishim kohë të mjaftueshme. Ai ka listuar disa lojtarë, i vumë në dispozicion emra. I dhamë mundësinë t’i shihte. Zgjodhi të polemizonte në media. Problemet zgjidhen brenda familjes. Gjërat nuk shkuan keq vetëm prej tij. Ishte mirë që u ndamë në atë moment”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Në lidhje me presionin, këtu ka më shumë se kudo. I kam parë edhe klubet e tjera. Në shumicën e rasteve përdoren mekanizma artificialë për të hapur çështje. Gjërat që shkruhen shumica nuk janë të vërteta. Kemi pak mungesa tani. Oduamadi ka dëmtim të rëndë dhe do e presim për disa muaj. Ngo ka probleme disiplinore, jemi munduar ta menaxhojmë. Tani është me ekipin B. Blazhevski do jetë gati për ndeshjen tjetër. Dje bëmë një mbledhje, që edhe lojtarët ta na flisnin. Klima është e mirë dhe duhet të besojmë që duhet t’ia dalim. Kam besim se do t’ia dalim”.

REPLIKAT ME HALILAJN – “Isha i përgatitur për pyetjen, e njoh dëshirën për t’u marrë me mua personalisht. Jam gati t’u përgjigjem edhe më shumë pyetjeve. Në të gjitha analizat e tua televizive, thua se skuadra luan mirë, është ndërtuar mirë. Kam parë dy formacione të ndërtuara në gazetë. Ke luksin që je në panel dhe do doja të përballesha përballë me ju. Ju refuzoj në distancë. Pa diskutim që kam përgjegjësi. Nuk do të jesh kurrë prokurori i futbollit shqiptar. Nuk merreni dot me fytyrën e Tiranës, jeni i ardhur vonë në Tiranë”.

“Marr përgjegjësi për gjithçka, por para njerëzve që më kërkojnë llogari. Marrëdhënia me tifozët nuk është e mirë, por jam përpjekur. Duhet që skuadra të bëjë mirë në fushë. Klubi funksionon, ekipi jo për momentin”.

“Deklarata e Sinës? Kam marrëdhenie të mirë me Sinën, nuk e ka me mua. Janë situata artificiale nga ju dhe gazetari juaj, që keni vendosur të dërgoni njerëz në burg”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *