Ditën e sotme të gjitha mediat ruse raportuan se i ati i kampionit të botës, Khabib Nurmagomedov, u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare. Abdulmanap Nurmagomedov kishte ditë që ishte i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Moskës, por nuk arriti asnjëherë të jepte shenja përmirësimi, ndërsa ishte i prekur nga pandemia e Koronavirusit dhe vuajti komplikimet.
Ky lajm i hidhur ka goditur psikologjikisht djalin e tij, i cili vetëm dy muaj më vonë pritet të ndeshet për titullin kampion me Justin Gaethje. Abdulmanap Nurmagomedov ishte trajneri i shumë kampionëve të të rinjve nga Dagestani dhe Çeçenia dhe për shumë banorë të zonës, ai ishte trajtuar si një legjendë e padiskutueshme. /Sport Ekspres/