Barcelona troket sërish në derën e Juventusit, i ofron bardhezinjve Antuan Grizmanin

0

Grizman nuk ia ka dalë të përshtatet me lojën e Barcelonës dhe ai episod në ndeshjen kundër ish-ekpit të tij, Atletiko Madrid, ku Setien vendosi ta fusë në fushë për vetëm 2 minuta duket se e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij mund të jetë larg gjigantit spanjoll. Lajmet nga përtej Adriatikut tregojnë se sezoni i ardhshëm mund ta gjejë francezin në Serie A. Sipas gazetarit Paolo Paganini për Rai Sport, Barcelona ka trokitur sërish në derën e Juventusit për t’i ofruar Antuan Grimanin.

Por në këmbim dëshiron dy prej lojtarëve bardhezi, Duglas kostën dhe Rabiot. Duke pasur parasysh se të dyja klubet sapo mbyllën një marrëveshje për shkëmbimin e Artur me Pjanic, marrëdhëniet mes tyre mbeten të mira. Nëse akordi arrihet atëherë pas Kristiano Ronaldos një tjetër lojtar me klas botëror do i shtohej Juventusit, që është në kërkim të një sulmuesi prej disa kohësh. Kështu Grizman do të ksihte mundësi të ndante sërish sulmin me një nga më të mirët e historisë, teksa nga Mesi do të shkonte përkrahë Ronaldos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.