E pazakontë, por jo e pamundur/ Mesi dhe Ronaldo mund të bëhen shok skuadre vitin tjetër

0

Ndoshta një nga gjërat më të vështira që mund të ndodhë në historinë e futbollit është të shohësh Mesin të largohet nga Barcelona. Ylli argjentinas dhe klubi kanë një lidhje mjaft të fortë ndërmjet tyre saqë vetëm të mendosh një transferim të tillë duket e pamundur.

Megjithatë Mesi nuk është i lumtur me klubin dhe investimet e pakëta që bëhen për të përforcuar skuadrën, në kohën që kanë humbur kampionatin dhe rrezikojnë që pas shumë vitesh të mos fitojnë asnjë trofe. Kontrata e Mesit mbaron në vitin 2021 dhe siç raportohet nga mediat, “pleshti“ ka kërcënuar me mosrinovim.

Skuadra favorite për ta transferuar është Mançester Siti përshkak të marrëdhënies së shkëlqyer mes Mesit dhe Guardiolës. Megjithatë këto ditë Juventus ka shfaqur një interes mjaft të madh për sulmuesin e Barcelonës, në mënyrë që të bëjë bashkë dy ikonat e futbollit, Mesin dhe Ronaldon. Kjo dyshe do të ishte më e mira në histori, pasi së bashku të dy lojtarët renditen tek më të mirët në botë, dhe e kanë fituar Topin e Artë 11 herë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.