Legjenda Bufon dhe ribashkimet me fëmijët e kampionëve, radha e Markus Turam!
Për të kuptuar vjetërsinë ose më saktë thënien “legjendë” për Xhanluixhi Bufonin nuk mjaftojnë vetëm shifrat, statistikat apo paraqitjet, por edhe faktet që janë duke u verifikuar…
Dikur e kishte kundërshtar, sot Xhanluixhi Bufon ka në skuadër të birin e Zhorzh Ueah, Timoti, që edhe ka shënuar një gol me PSG-në… Ishin vitet e arta në Itali dhe Bufon mbronte portën e Parmës, teksa përballë kishte sulmuesin e atëhershëm të Milanit…
Por, përralla e fëmijëve të kampionëve që luajnë me Bufon nuk mbaron me kaq. Në kombëtaren e Italisë, përpara se të largohej, Bufon ka luajtur edhe me Federiko Kiezën, të birin e Enriko Kiezës, të cilin gjithashtu e ka pasur shok skuadre te Parma…
Ndërsa, sot ndodhi më e pabesueshmja. PSG u përballë me Gingampin dhe në fund të ndeshjes, Bufon shkëmbeu fanellën me… Gjejeni pak?! Të birin e Lilian Turamit, Markusin, që luante me kundërshtarët. E të mendosh që në vitin 1997, kur Bufon luante me Lilian Turam te Parma, lindte Markus Turam.