Nga Turqia në Bundesligë, firmos “ish”-i i Skënderbeut

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i skuadrës së Bundesligës austriake TSV Hartberg. Mëngjarashi ka firmosur një kontrat 1-vjeçare me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Një vit më parë futbollisti nga Mali la Skënderbeut për t’iu bashkuar klubit të divizionit të parë turk, Hataispor, ku u aktivizua në vetëm 11 ndeshje, kjo më së shumti për shkak të një dëmtimi që e mbajti përreth pesë muaj jashtë fushave të blerta.

Kalimi në Bundesligë e parë austriake mund të mos i sigurojë futbollistit të njëjtat të ardhura si në Turqi, por përsa i përket imazhit, ky kampionat është një trampolinë shumë herë më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online