Vllaznia po kërkon të përforcohet në prapavijë. Renato Malota dhe Sedat Berisha që në pjesën e dytë të sezonit ishin titullarë janë larguar, ndaj edhe kërkohen lojtarë që të mbushin boshllëkun e lënë. Si zakonisht vijohet edhe me testimet e futbollistëve.
Xheferson Santana është lojtari që është vënë nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika. Futbollisti në fjalë luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nisur stërvitjen me kuqeblutë. Do të jetë stafi teknik ai që do të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo.
Fillimisht Santana duhet të kalojë testin. Më parë, futbollisti që mbush në nëntor 21 vjeç ka tentuar të bindë Bledi Shkëmbin te Teuta, por korçari kërkonte një lojtar me eksperiencë për prapavijën dhe nuk e përzgjodhi Xheferson për skuadrën e tij.