Simo Rrumbullaku ka pasur probleme gjatë pjesës së parë të sezonit. Dëmtimet e kanë penalizuar, por tani gjirokastrite është gati për trajnerin Armando Cungu. “Kam qenë shumë kohë jashtë fushave të blerta për shkak dëmtimi. Tani jam rikthyer dhe kam punuar me grupin. Ndihem mirë. Të gjithë bashkë po punojmë fort, që të arrijmë objektivat tona”, shprehet Rrumbullaku për faqen zyrtare të klubit.
Mbrojtësi i majtë tregon edhe rritjen që ka parë: “Që kur kam ardhur te Kukësi është rritur niveli në çdo aspekt. Kjo teknologji e re ka ardhur në futboll dhe i ka ndihmuar ekipet, sidomos trajnerët që të vlerësojnë stëvritjen. Me këtë GPS-në matet intensiteti dhe distanca në ndeshje dhe stërvitje. Tregon nivelin e lojtarit dhe nëse është gati për ndeshje”.
“Rivaliteti për titullin? Më pëlqen shumë, sepse kampionati është shumë i fortë dhe ka konkurrencë. Ka ekipe të forta me lojtarë të mirë. Deri tani shoh ekipin tonë dhe Partizanin që do luftojmë deri në fund. Uroj të ketë edhe ekipe të tjera që të jetë edhe më konkurrent kampionati. Shpresoj që ne të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë aty ku duhet, ku edhe e ka vendin Kukësi”, ka përfunduar Rrumbullaku.