Nga Superiorja, në kombëtare? Gavazaj jep “recetën”

Enis Gavazaj, sulmuesi anësor që luan në Rusi me Jenisej, doli sot para mediave dhe foli për situatën në kombëtare. Ai komentoi ndeshjet e shkuara me Skocinë dhe Izraelin fillimisht. “Trajneri na ka folur për ndeshjen e shkuar, bëmë mirë dhe patëm raste. Vetëm fati nuk ishte me ne. Pjesa tjetër ishte në rregull”.

“Detyrat mbrojtëse? Luajtëm 3-5-2 dhe nuk është shumë skemë mbrojtëse. E gjithë vija është e anësorit. Në futbollin modern duhet t’i bësh të dyja fazat, atë sulmuese dhe atë mbrojtëse”, shtoi më pas Gavazaj, i cili foli edhe në lidhje me mundësinë që kanë lojtarët e Superiores për t’iu bashkuar kombëtares.

“Lojtarët nga Superiorja në kombëtare? Edhe kur isha me Skënderbeun, apo Abazaj me Luftëtarin, u ftuam në kombëtare. Këtu vihet me punë dhe angazhim, pasi niveli është më i lartë. Niveli nuk është shumë i ulët, ndoshta pak ritmi. Janë larguar shumë lojtarë jashtë. Kampionati është kompetitiv dhe e kemi treguar në Europë diçka të tillë”.

“Skema kundër Skocisë? Me Jordaninë luajtëm 3-5-2. Nuk e di nëse do luajmë kështu me Skocinë. Nëse mendon një skemë tjetër, ne duhet të përshtatemi me atë”, tha në fund Gavazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *