Ballkani arriti një fitore dramatike ndaj vendit të dytë në Kosovë. Ekipi i Ilir Dajës mundi me shifrat 3-2 Dritën, mes shumë emocioneve. Vendasit kaluan në avantazhin 2-0, por Drita barazoi me anë të Tahirit në minutën e 89. E kur pritej fundi i këtij takimi, në minutnë e 5 shtesë ishte Krasniqi që solli festën e madhe te Ballkani. Menjëherë pas këtij triumfi, Ilir Daja është shprehur i lumtur për titullin kampion që po vjen në Kosovë dhe sipas tij, llogaritë janë të mbyllura pasi Ballkani ndodhet 14 pikë larg nga ndjekësit më të afërt.
“Jemi më të qetë pas kësaj fitore, kemi një ecuri fantastike, loja që po bëjmë na jep një qetësi për vazhdim, ende nuk ka mbaruar matematikisht, por 99% çështja është mbyllur. Sinqerisht që është një kënaqësi e madhe, drejtoj një grup që është cilësor, meritë kanë të gjithë ata që kanë punuar me klubin në 2-3 vitet e fundit, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit”, tha Daja. /Sport Ekspres/