“E keni parë Asllanin”, presidenti i Empolit tregon zhvillimin e mesfushorit shqiptar: Tani e mban veten lart kundër kampionëve

 

Presidenti i Empolit ka folur për talentin shqiptar, Kristjan Asllanin, pas ndeshjes së zhvilluar kundër Napolit. Korsi është shprehur për mikrofonin e “DAZN” se tashmë mesfushori 19-vjeçar po tregon veten e tij edhe kundër kampionëve, ndërsa sa i përket bisedës së zhvilluar me drejtorin sportiv të Napolit, ka zbuluar se nuk është prekur tema për çminin e kartonit të Asllanit.

“Empoli është skuadra që bën më shumë italianë të luajnë, lojtarët më të rinj. Vitin dhe Asllanin e keni parë, tashmë e mbajnë veten lart kundër kampionëve. Ne jemi një realitet i virtytshëm, është bërë që në fëmijëri. Xhuntoli? Nuk na pyeti çmimin e Asllanit, sigurisht që është bashkëbisedues, por do të flasim me dikë kur të arrihet rezultati. Dikush përpiqet të parashikojë kohët, vetëm këtë mund t’ju them”, është shprehur Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online