Nga “Old Trafford” në Bullgari, pikiata e pabesueshme e Obertan

0

Aleks Ferguson ndoshta është trajneri më i mirë të gjitha kohërave. Skocezi ishte ndër ata teknikë që i merrnin gjithçka lojtarëve të tyre. Lojtarë mediokër ktheheshin transformoheshin falë trajtimit unik të Ferguson, por kishte dhe nga ata që bënin përjashtim. Një rast i tillë është jetë ai mesfushori francez Gabriel Obertan, i cili iu bashkua “djajve të kuq” në verën e vitit 2009.

Junajtid sapo kishte humbur Kristiano Ronaldon dhe shumë vetë shpresonin që Obertan të ishte të paktën sa çereku i portugezit. Por, 20-vjeçari nuk arriti ta përballonte presionin që kishte fanella e një ekipi gjigant si Mançester Junajtid.

Dy vite me “djajtë e kuq” dhe vetëm 14 aktivizime, shumë tifozë e mbajnë mend për ecje e çuditshme që kishte, unike në krejt botën e futbollit. Nëntë vite nga debutimi i tij në Angli, 29-vjeçari po shkëlqen, por në nivele shumë më të ulëta.

Kampionati bullgar është “parajsa” ku Obertan po spikat me skuadrën e Levksit të Sofies. Mjafton të përmendim faktin se në një sezon e gjysmë në Bullgari ka marrë më shumë minuta se në gjashtë vite në Angli. Ditën e sotme, midis lojtarit dhe drejtuesve të klubit bullgar u arrit një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më vitin 2021. Gjithsesi francezi do e ketë gjithmonë një peng, pasi të hedhësh poshtë besimin e një legjende si Aleks Ferguson është diçka që i rëndon edhe sot e kësaj dite.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.