Bledar Devolli është trajneri i parë që shkarkohet këtë sezon në Superiore. Vetëm tre javë iu deshën presidentit Naim Qarri për të marrë vendimin drastik. Tashmë Kamza po kërkon për një tjetër trajner dhe janë të shumtë emrat që po lakohen për ta marrë drejtimin e skuadrës periferike të kryeqytetit.
Edhe një vit më parë, pikërisht në javën e tretë u largua trajneri i parë. Ishte Stavri Nica, ai i cili pas humbjes 3-0 të pësuar në Kukës dha dorëheqjen. Me Devollin ndodhi ndryshe, e shkarkuan. Durrsaku vjet u pasua nga Mezani, ndërkohë që edhe Kamza e ka tentuar vlonjatin, por nuk është arritur një marrëveshje.
Tanimë të gjithë presin se cili do të jetë i radhës që do të largohet. Ze Maria dhe Milosh Kosticc janë dy të rrezikuarit, por sigurisht që te Tirana dhe te Luftëtari duhet të mendohen mirë, pasi kontratat mes palëve janë të “qëndisura” mirë.