Nga Malajzia në Tiranë, por Elis Bakaj pret… 120 mijë euro

Një javë në Malajzi, tratativa me Perak dhe një rikthim në Shqipëri për të nisur një tur negociatash në Europë për skuadrën e re të mundshme për edicionin e ardhshëm. Elis Bakaj ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë jashtë Shqipërisë, por nuk dëshiron të nxitohet për të marrë një vendim final. Ai dëshiron t’i japë vetes dhe 2 javë kohë përpara se të firmosë dhe nuk përjashtohet mundësia që Malajzia të mos jetë opsioni i tij i vetëm.

Ndërkohë, pista shqiptare duket se është sfumuar. Lojtari, duke pasur parasysh dhe raportet, do kishte shumë dëshirë të merrte në konsideratë variantin Tirana, por kështu si shkuan gjërat, sportivisht me bardheblutë duket e pamundur ta mendojë një gjë të tillë. Një sy e ka në merkato, por një vesh e mban te Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA. Bakaj prej muajsh ka hedhur në gjyq ish-klubin e tij kroat, RNK Split, gjyq nga i cili pret të shpërblehet me 120 mijë euro, kjo bazuar në kontratën që kishte firmosur në verën e shkuar. Ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje.

Në 6 muajt e fundit Bakaj vendosi të luante për Tiranën – pas rikthimit nga Kroacia – por bllokimi i merkatos së bardhebluve nga FIFA, bëri që ai të shihte variante të tjera dhe për këtë arsye zgjodhi Vllazninë, ku rezultoi i suksesshëm me 6 gola në gjysmën e dytë të sezonit. Fatkeqësisht për të, ndeshja e fundit e kampionatit u shndërrua në një finale mbijetese, mes Vllaznisë e Tiranës dhe duke pasur parasysh ngarkesën emocionale mes dy rivalëve, si dhe faktit që në zemrën e tij Tirana ka një vend të rëndësishëm, preferoi që 7 ditë përpara ndeshjes të njoftonte që nuk ishte i aftë psikologjikisht ta zhvillonte një ndeshje të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online