Nga majat e futbollit europian në Serinë C, ekipi surprizë futet në lojë për Mario Balotelin

Talenti ndonjëherë nuk mjafton në futboll dhe Mario Baloteli është shembull i pastër që vërteton këtë shprehje. I kishte të gjitha mudësitë të ishte një ndër më të mirët e botës, por karakteri i tij e ka future jo pak herë në telashe. Madje edhe në moshën 30-vjeçare problemet nuk e lënë të qetë dhe largimi nga Breshia duket i pashmangshëm.

Nga Gallatasarai te Vasko Da Gama zërat në merkato nuk kanë munguar. Por “Sky Sport“ nxjerr në pah një tjetër ofertë surprizë. Është klubi i Komos ai që futet në lojë dhe kërkon Balotelin si përforcim në sezonin e ardhshëm.

Nga e shkuara me klube si Interi, Milani, Manchester City të luash në Serinë C nuk tingëllon mjaft bukur, por italianët e Komos nuk stepen nga ky fakt. Pronari i ri indonezian pritet të sjellë investime dhe Baloteli me sa duket është një nga objektivat për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *