Rashford harron të shkuarën dhe uron rivalët, detyrohet të fshijë menjëherë postimin

Leeds kanë bërë një arritje historike këtë sezon me ngjitjen pas 16 viteve në Premier League. një rikthim ky që do të ndezë sërish rivalitetet e vjetra. Shumë tifozë kanë uruar klubin dhe trajnerin Bielsa për këtë sukses. një prej tyre madje ishte edhe Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United me sa duket nuk njihej me faktin se mes “djajve të kuq” dhe Leed ekziston një rivalitet i hershëmqë njihet si “Reses Derby” dhe ka përgëzuar këta të fundit në rrjetet sociale.

“Si një tifoz i United jam i lumtur të shoh Leeds United të kthehet sërish në Premier League, aty ku e kanë vendin. Përgëzime Leeds”, shkruante Rashford në “Twitter”. Një postim ky që nuk zgjati gjatë pasi do të fshihej më pas nga sulmuesi anglez. Rashford duket se ka harruar për një moment historinë mes klubit të tij dhe Leeds dhe ndoshta janë tifozët ata që i kanë kujtuar gjithçka për të ardhur në një vendim të tillë të lojtarit që fshin postimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

The tweet sent by Marcus Rashford before he quickly deleted it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online