Barcelona e përhumbur këtë sezon, legjenda e klubit shpërthen ndaj Setien: Mentalitet mediokër, ashtu si asisteni

Barcelona ka humbur javën e shkuar titullin e La Ligas, por më keq se aq ka humbur edhe hijeshinë që e karakterizonte në fushën e lojës. Rezultatet kanë qenë zgënjyese, me një ekip që duket i përhumbur dhe nuk tremb si më parë.  Ajo disfatë në shtëpi me shifrat 1-2 kundër Osasunës, që luajti për rreth 20 minuta me 10 lojtarë, është panorama e qartë e katalanasve këtë sezon.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është aspak pozitive dhe kambanat e alarmit për largimin e Kike Setien kanë nisur të bien më fort se kurrë. Kundër trajnerit të Barcelonës ka shpërthyer një legjendë e klubit spanjoll, Stoiçkov. Ky i fundit ka lëshuar një lumë me kritika për drejtuesit e katalanasve për menaxhimin e skuadrës, ndërsa nuk nguron ta quajë mediokër mentalitetin e Setien.

“Larguan Ernesto Valverden kur shkoi në vendin e parë në La Liga dhe nuk e shkarkuan kur humbi 3-0 në Romë ose 4-0 në Liverpool në Champions League, ose kundër Valencias në Copa del Rey. Pse nuk e larguan atëherë?”, ishte pyetja që Stoiçkov ngriti fillimisht.

Me pas problemet ia vesh edhe staft drejtues të Barcelonës, duke e cilësuar si një trajner mediokër Setienin dhe ndihmësin e tij Sarabia. “Çfarë ka shkuar kqe me Barcelonën? Mentaliteti i një trajneri që është mediokër, ashtu si asistenti i tij“, tha legjenda bullgare e futbollit për “TUDN“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online