Kukësi u mund në pak ditë me dy rivalët direkt për titulli, teksa në Korçë i mposhti Gripshi, ndërsa vetëm 4 ditë më pas Mala i mundi sërish. Në fund të ndeshjes Cungu nuk grupi aspak që të kërkonte afrime në verë, duke i dhënë një sinjal klubit që duhet të mendojë që tani për ndonjë lojtar cilësor, sa skuadrat e tjera nuk janë kujtuar, edhe pse dihet se në dritaren e dimrit është e vështirë që të gjenden lojtarë cilësor të lirë.
Gjithsesi, nëse i hedhim një sy organikës së Kukësit kuptojmë që lojtarë mjaftueshëm, madje dhe nga ata që debutimi me Kukësin u mungon, ose kanë nisur që ta shohin ndeshjen nga tribuna. Kukësi ka të dëmtuar Besar Musollin dhe Simo Rrumbullakun, por në disa sfida edhe Gëzim Krasniqi e ka parë skiuadrën nga tribuna, Po ashtu edhe Omar Toure ndodhet në të njëjtat ujëra . Krasniqi ka qenë titullar tek Partizani për disa sezone, ndërsa tek Kukësi ka luajtur vetëm në Kupë. Afrikani në krahun tjetër ka ardhur si i huazuar nga Juventusin, megjithatë sërish duhet të presë, pasi deri më tani ka qenë vetëm 2 herë në stol.
Në sulm mungonte Harba në ndeshjen e fundit, i cili nuk ishte i grumbulluar. Sulmuesi ka pasur mundësitë e tij, pasi është aktivizuar dhe si titullar, por nuk ka shënuar, duke zhgënjyer në një farë mënyre. Duhet kujtuar se Harba u mor si pasues i Gurit, me mjaft bujë pasi Rexhinaldo erdhi më pas, por deri më tani shtatlarti nuk ka lënë shenjë.
Sa për numër, Kukësi është skuadra që ka më shumë lojtarë, madje dhe në sot nuk ka vend për disa prej tyre, por siç duket dhe përshtatja nuk ka qenë ajo që pritet, pasi disa lojtarë nuk po gjejnë dot veten. Në janar duhet të presim sërish shumë ndryshime, pasi një pjesë e atyre që janë aktualisht do të largohen, pasi vështirë se do pranojnë të jenë vetëm lojtarë që aktivizohen në Kupë.