VIDEO/ I eliminoi nga Kupa e Botës, lojtarët e Australisë mbajnë radhën për të bërë foto me Mesin

Lionel Mesi tregoi nivelin e tij të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme, ku pavarësisht moshës së tij ishte mjaft aktiv me driblimet dhe vrapimet në fushë. Goli i tij zhbllokoi takimin dhe rezultoi vendimtar në eliminimin e Australisë nga Kupa e Botës.

Argjentinasi ishte rival në fushën e lojës për 90 minuta, por pas përfundimit të sfidës ishte një nga idhujt e lojtarëve australianë. Tre futbollistë të Kombëtares nga Oqeania kanë mbajtur radhën për të shkreput një foto me një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Sigurisht që Mesi ka pranuar me kënaqësi të plotësojë dëshirën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online