Nga gjobat te bllokimi i merkatos, por Milani nuk rrezikon përjashtim nga Europa

0

UEFA ka refuzuar voluntary agrement, kërkesën e Milanit për të mos iu nënshtruar Fair Play-t financiar për një periudhë të caktuar. Diçka e tillë pritej, ishte paralajmëruar me kohë, ndërsa në pranverë do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e klubit kuqezi në lidhje me Fair Play-n e famshëm.

Nëse do të shkojë në Europë, Milani do të ndëshkohet dhe pritet settlement agrement, pra një marrëveshje për të pasur dënime sa më të lehta, me kusht që të punohet për zerimin e humbjeve, si kanë bërë Roma e Interi këto vitet e fundit.

Për sa u përket dënimeve, lista është e gjatë: nga gjobat, me kufizimi i listës për pjesëmarrje në UEFA, nga ekuilibri mes blerjeve e shitjeve, te mbyllja e merkatos për një dritare apo një sezon të tërë.

Megjithatë, lajmi i mirë është se Milani nuk do të përjashtohet nga kupat e Europës. Gjithnjë nëse merr pjesë…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.