Korabi pa trajner, Ahmataj jep dorëheqjen

Julian Ahmataj ka vendosur ta ndërpresë këtu bashkëpunimin me Korabin, mëson Sport Ekspres. Trajneri, i cili ka bërë një puinë mjaft të mirë me një skuadër të ndërtuar në fund të gushtit e në ditët e para të shtatorit, tashmë thotë “mjaft”.

Problemi i vetëm është ana financiare, sepse si trajneri, ashtu edhe lojtarët, nuk paguhen prej kohësh. Vetë Ahmataj e deklaroi para pak ditësh në RTSH: “Kemi probleme me pagesat. Nuk vazhdohet kështu. Javën tjetër do të vendos për të ardhmen time. Deri më tani kam qëndruar për shkak të tifozerisë, të cilët janë gjithmonë të shumtë në stadium.”

Tani ish-futbollisti i njohur vendos të largohet, pasi situata te Korabi është mjaft e rëndë dhe jo rastësisht edhe Agjencia EFA (kompani që menaxhon futbollistë të ndryshëm) vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online