Gjoka kërkon pikë jetike: Jemi buzë greminës, nuk mund të gabojmë

Vllaznia për të dytin sezon rresht po flirton me “humnerën” dhe në janar priten ndryshime drastike, për të rregulluar shumë gjëra, pasi qartësisht skuadra aktuale ka probleme. Trajneri Ernest Gjoka bën llogaritë para ndeshjes kundër Kamzës dhe mungesat janë një problem madhor, sepse është dëmtuar edhe Edon Hasani.

“Kemi probleme sërish me dëmtimet. Fatkeqësisht, Hasani e ka mbyllur këtë vit, ndërkohë që na rikthehet Marku në formacion. Po ashtu, do të kemi të gatshëm edhe Bardullën. Shpresoj shumë që djemtë të tregojnë të njëjtin karakter si ndaj Tiranës dhe të marrim fitoren e shumëpritur”.

Për Gjokën nuk ka justifikime, duhet një fitore urgjente, sepse renditja është mjaft shqetësuese: “E kemi të detyrueshme të bëjmë kthesën ndaj Kamzës. Jemi në një pozitë shumë të keqe. Duhet të kacavirremi për të dalë nga humnera, sepse jemi në buzë të greminës. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Kamza është surpriza e këtij sezoni dhe do të vijë për të marrë pikë në Shkodër, por ne duhet të jemi shumë të motivuar.”

Në janar ka ndryshime dhe Gjoka është i bindur se klubi do ta ndihmojë: “Duhet të bëjmë merkato dhe kryebashkiakja Ademi më ka premtuar se do të na ndihmojë për të afruar lojtarët që na duhen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online