Nga Gerti Çarçani/ Përtej Armand Dukës, penalizimi si “varri.mi” financiar i Superiores

Nga Gerti Çarçani

Mund ta kenë marrë me shaka, dikush rreket të thotë që është blof, por realisht penalizimi është fare afër. Një klikim afër. Ajo që lihet të kuptohet nëpërmjet heshtjes së presidentit është fakti që FSHF nuk do që finalja të spostohet, paçka se nuk është e nuk do të jetë më çështje dëshire: si dua unë, por kauzë obliguese për të mbrojtur një standart!

Por, përtej Armandos dhe Komitetit, përtej FSHF, një lloj revolte e lexon hapur në mimikën e secilit president, të cilët në një mënyrë apo tjetër shfryjnë, teksa gjenden përballë një risku, që e perceptojnë fatal për të ardhmen e shpejtë që u serviret. Jo pak, por disa të tillë të takuar rishtazi u shprehën në mënyrë shterruese: “Penalizimi është thjesht dhe vetëm: Fatal dhe falimentues për ne! Goditja për të mos ngritur më kokë kurrë”! Në anën tjetër, “mentorët” e së “pastrës” nuk rreshtin së predikuari eksitime të ndryshme, teksa janë postierë besnikë të linkeve për këtë situatë. E kanë entuziazmin e garantuar, edhe në kohë luf.te, edhe në ditë pa makina, edhe në ditë pa Lulin, dhe me Edin.

E megjithatë, përtej Armandos, penalizimi është te dera. Askush realisht nuk e beson. E merr me të qeshura, e merr si një bllofim, e konsideron lojë, e quan aplikacion relaxi, por mbi të gjitha, duke lexuar edhe vetë presidentin e rizgjedhur, kanë bindjen që asgjë s’do ndodhë. Në fakt, realisht presidenti nuk është shprehur, dhe afër mendsh, ai vetë nuk kërkon kurrsesi që finalja të degdiset sa në Ballkan, apo Europë. UEFA ka tashmë gati porcionin argumentues për ndërhyrjet e forta të politikës në drejtësi, teksa duket që në një mënyrë apo tjetër anëtari I saj lipset të përpiqet në cdo lloj forme të gjithanshme që të evitohet një situatë e tillë, që pas finales do të groposte investimet kaq vjecare, kryesore e madhore të elitës së futbollit, e më tej akoma në sistemin zinxhir në rang kombëtar.

Përjashtimi i mundshëm I Shqipërisë do të fundoste dekada e më shumë investimesh e sfilitjesh financiare, të presidentëve të Superiores, faktorë dhe vendimmarrës, me një vëmendje totalisht të braktisur shtetërore në shëndoshjen e financave të tyre, në futbollin që mbajnë. E nëse bien struktura të tilla si Gazmend Demi, Edmond Hasanbelliu, Refik Halili, Pashk Laska, Alban Xhaferaj, Safet Gjici, Ardian Bardhi, Ardian Takaj, Agim Demrozi, Besnik Kapllanaj, e shumë e shumë të tjerë, (ndjesë për ndonjë që nuk kam përmendur) atëherë sistemi ortek do të kaplojë gjithkënd, në ishullin e famshëm që Lali mendoi se mund ta merrte me votë. Penalizimi godet drejt e në aortën e tyre financiare, godet fort interesat dhe atë pak garanci financiare që mban vital këtë garë, jashtë çdo konturi asistues e suportues ligjor.

Luf.ta me zjarrin, do të nisë të djegë të tërë piramidën kryesore të futboll-bërjes, startit të investimeve të nisura, dhe ushqimit të vazhdueshëm për futbollin e bazës. E marrin me shaka, por një goditje e tillë e cila është fare afër futbollit shqiptar, aq sa fatkeqësisht është ushtria pushtuese ruse afër Kievit (në mos ka hyrë) do fundosë ata burrat që sot, keq apo mirë, me apo pa gabime, po prodhojnë këtë futboll kompetitiv, për të cilin vetëm dy sezone më parë, vetë kryebashkiaku alokoi edhe një fond shtesë shpërblimi, për Tironën kampione. Uroj ta bëjë sërish këtë radhë.

Përtej shkatërrimit të imazhit në kohë paqeje e rend qetësie në Shqipëri, ku UEFA po çon drejt fundit idenë e spostimit të finales me rezistencën maksimale të FSHF, ata që janë në alert real mbeten presidentët me investimet e tyre që janë në tehun e falimentit real, nëse Edi Rama realisht do ta çojë deri në fund ambicien e tij të fshehur, për ta rrafshuar përfundimisht atë që është ngritur deri më tani. Presidentët e Superiores i lexon fare qartë që janë të trembur. JO në aspektin fizik, por në rrafshin  e pritshmërisë. Besojnë që marrëzia është çështje ditësh, dhe i pari i këtij vendi nuk mundet kurrsesi tu heqë “SËIFTIN” atyre pak klubeve që kanë nisur prej vitesh të konturojnë, në mënyrë ligjore, me investim konkret, në tërë ingranazhin e kritereve liçensuese të një klubi.

Natyrisht nën suportin dhe vazhdimin e plotë të investimit financiar të vazhdueshëm nga FSHF. E shprehin vetë. Sikundër vetë u shprehën në 15 mars. I gjen kollaj të tërë, fizikisht apo me telefon, dhe në këtë menu konstante bisede, fataliteti rreket të shprehet, por falimenti akoma më rëndë. Nëse goditja e UEFA-s kalon përtej barrierës së përpjekjeve të vetë presidentit të rizgjedhur që ai moment të mos vijë. Përtej fantazive të blofimit, apo anekseve entuziaste për një situatë të tillë, sërish pëpjekjet e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s lexohen që finalja të rrijë në kryeqytet, dhe mbi të gjitha rendi social e financiar I klubeve të mos shkojë në pikën zero,  apo akomë më poshtë në pikën fatale të largimit një herë e përherë nga terreni i UNI-t agresiv e shfarosës shtetëor. Finalen e duam të gjithë në Tiranë, edhe vetë Rama mbi të gjitha. Përtej Akoma kësaj, përjashtimi në bllok për vite e vite I Shqipërisë nga gjithçka prodhon UEFA e FIFA në Europë dhe në botë në të gjitha nivelet do të ishte një fatalitet ekonomik me dëme të parikuperueshme për vite e vite.

Nëse e merrni me shaka..Zoti Ju Faltë!

Nëse vërtetë nuk e besoni…Zoti iu Ruajtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online