E bujshme/ Interesimi “më i çmendur” për debutuesin e ri të Shqipërisë, Manchester City i Guardiolës do të dërgojë skautë për Asllanin

Kristjan Asllani! Ky është debutuesi më i ri i Kombëtares në listën e lojtarëve që janë të grumbulluar për dy miqësoret e marsit. Pas shkëlqimit me Empolin, mesfushori ka pasur interesimet e klubeve më në zë në Serisë A: “Juventus, Milan dhe Inter”.

Në mediat italiane raportohet se Milani po tërhiqet vetëm nga çmimi prej 10 milionë eurosh, duke kërkuar uljen e kartonit. Por lajmi i bujshëm është raportuar nga Alfredo Pedulla. Sipas këtij të fundit, Manchester City është hyrja e re në garën për Asllanin dhe në ndeshjet e ardhshme do të dërgojë skautë për të parë më afër 19-vjeçarin që është mbreslënës në Serinë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online