Oferta nga Kina i tundojnë të gjithë, pavarësisht se dikush refuzon në fund. Stefan El Sharauin e kërkon Shanghai Shenhua, klubi që garon në elitën kineze
Propozimi për sulmuesin është vërtetë i majme: tre vite kontratë me rreth 40 milionë euro në total. Akordi me lojtarin është gjetur. Përgjigja e tij ka qenë pozitive pasi u mendua disa ditë.
Marrëveshja me Romën është gjetur për shumën e 18 milionë eurove sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, ndërsa kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit.
El Sharaui do të fluturojë drejt Kinës të hënën, ditë kur do të kryejë vizitat mjekësorë. Gjatë 3.5 viteve të kaluara në kryeqytetin italian, ish-sulmuesi i Milanit ka shënuar 40 gola në 139 ndeshje.