Nga kampionati italian e deri në atë anglez, e shtuna kthen përsëri në aksion lojtarët shqiptarë. Pas mungesës kundër Çelsit, Armando Broja pritet të kthehet titullar në fushën e lojës. Sulmuesi 20-vjeçar do të ketë përballë një klub të madh si Arsenali, ndaj të cilëve do të përpiqet të dëshmojë instiktin e tij vra.sës përpara porte.
Ndërkohë në Serie A Empol i Bajramit dhe Asllanit do të luajë kundër Udinezes, ndërsa në mbrëmje një derbi portierësh shqiptarë do të zërë vend. Lacio pret Torinon dhe në dy skajet e fushës pritet të jenë nga minuta e parë respektivisht Strakosha dhe Berisha./SporT Ekspres/
Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:
Serie A
12:30 Udineze – Empoli
20:45 Lacio – Torino
Premier Ligë
16:00 Mançester Junajtid – Noruiç Siti
16:00 Sauthempton – Arsenal
La Liga
14:00 Elçe – Majorka
16:15 Deportivo Alavesh – Rajo Vajekano
Ligue 1
21:00 Lilë – Lens
Austri
17:00 Rid – Tirol