Egnatia kërkon mrekullinë ndaj “makinerisë” së Shehit, përpara krizës së Kukësit qendron ekipi më në formë i Superiores

Java e 29 e “Abissnet Superiores” nis ditën e sotme. Dy ndeshje do të zhvillohen paralelisht në orën 13:45. Egnatia pret në shtëpi ekipin e Tiranës. Rrogozhinasit kërkojnë të grumbullojnë sa më tepër pikë të jetë e mundur në këto javë të mbetura, në mënyrë që të shmangin zonën e ftohtë në tabelën e rendites. Egnatia shpreson në një mrekulli ndaj “makinerisë” së Orges Shehit, megjithëse ngjasat për një fat të tillë janë minimale.

Në krahun tjetër Kukësi do të masë forcat me Kastriotin. Verilindorët kënë hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, ku në 8 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm një fitore. Por dalja nga kriza duket e vështirë edhe për këtë javë, pasi përballë tyre në fushën e lojës do të qendrojë ekipi më në formë i “Abissnet Superiores” për momentin. Kastrioti ka qenë befasia e madhe, pasi nga një ekip thuajse i rënë nga kategoria, tashmë e gjen veten në vendin e 6 dhe duke marrë fitore të rëndësishme në kampionat./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online