Nga Beshiktashi te Rijeka dhe Vitoria e Plzenit, ja kundërshtarët e klubeve shqiptare në Europë

Turi i parë kualifikues përfundoi dhe tani të gjitha ekipet shqiptare do të vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Konferencës. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Partizani do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë modestët e Atletik Eskaldesit. Të njëjtin fat si Partizani patën edhe Struga me Ballkanin, të cilët do të ndeshen përkatësisht me Buduçnostin dhe Larnen.

Ndërkaq edhe klubet e tjera shqiptare që siguruan kualifikimin nga turi i parë janë njohur me kundërshtarët e tyre në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dukagjini do të luajë për një vend në turin e tretë kundër Rijekës, ndërsa Shkupi me Levskin e Sofies. Më i keq shorti është treguar me Tiranën, e cila do të përballet me klubin e njohur turk, Beshiktashin. Sa i përket Dritës, skuadra nga Kosova do të luajë ndaj Vitorias së Plzenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online