“Këtë sezon duam titullin kampion”, Asllani përgatitet për edicionin e ri: Më munguan fushat kur isha me pushime

Kristjan Asllani ka përfunduar pushimet dhe po përgatitet për nisjen e sezonit të ri. Mesfushori shqiptar ka folur për “Inter Tv”, ku ka treguar se sa i ka munguar fusha e bleetë gjatë këtyre ditëve. Asllani shprehet se këtë sezon do të synojë të ngrejë titullin kampion së bashku me Interin.

“Të kthehesh këtu dhe të shohësh shokët e skuadrës është një emocion i mrekullueshëm. Të hysh në dhomat e zhveshjes dhe të shohësh sërish fushat është diçka që të mungon edhe kur je me pushime. Mezi presim t’ja nisim. Objektivat? Do të flasim për këtë me trajnerin, por e dimë se këtë vit duhet të përpiqemi të marrim kampionatin.

Sezoni i kaluar ishte një sezon i mrekullueshëm, një përvojë e shkëlqyer për mua. Shpresojmë të arrijmë të bëjmë edhe më mirë këtë vit. Përgatitja ka shumë rëndësi, duhet të fusim karburantin përsëri në këmbë për t’u përpjekur të arrijmë në kushtet më të mira të mundshme më 20 gusht”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online