Nga avioni në fushë, Kukësi turpërohet nga austriakët

Dje në mbrëmje Kukësi zbarkoi në Austri dhe sot menjëherë ka zbritur në fushë, jo për stërvitje, por për ndeshje. Çuditërisht, klubi verilindor nuk e ka marrë në konsideratë lodhjen e udhëtimit dhe akomodimit, duke bërë që lojtarët të përballen me lodhjen, përveçse me Volfsberger, rival mjaft cilësor nga Bundesliga austriake.

Për pasojë, humbja ishte e paevitueshme, edhe pse shifrat 7-0 janë të tepruara për kampionët e Shqipërisë. 30 minuta pa gola dhe aq u mbajtën këmbët lojtarëve të Gjokës, sepse më pas erdhën 3 gola që në pjesën e parë dhe 4 gola të tjerë në 30 minuta në pjesën e dytë, nga minuta 53 deri në të 82-tën.

Një goditje e rëndë, në aspektin moral, edhe pse Kukësi ka edhe disa miqësore të tjera për të rregulluar imazhin.

Natyrisht, miqësoret në qershor nuk kanë asnjë vlerë, me përjashtim të provave dhe përfshirjes së lojtarëve të ardhur së fundi në ekip, por natyrisht humbje të tilla nuk lënë aspak shije të mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *