Nga Altin Sulçe/ Çfarë ka Broja?!

Çfarë ka Broja?! Kjo është pyetja që e dëgjon gjithandej, nga tifozë të ndryshëm, të cilët u dashuruan shumë shpejt me magnetin kuqezi. Aq më tepër kur punon në media të pyesin akoma më shumë, për t’i dhënë një shpjegim, i cili nuk ka thjesht një përgjigjje të vetme.

Fillimisht, duhet theksuar që Broja është në sezonin premierë, në kampionatin e klasifikuar më lart se të tjerët, pra në Premier League dhe kjo padyshim mbart në vetvete shkallën e konsiderueshme të vështirësisë. Aspekti fizik dhe i ruajtjes së freskisë fizike në vazhdimësi është një element që ndikon së tepërmi në një ligë me intensitet të jashtëzakonshëm, që të lëviz koka si “fshirëse xhamash” edhe kur e sheh ndeshjen në TV. Madje në ishull stërvitjet janë shteruese.

Më tej, klubet angleze kanë kontigjent të madh futbollistësh, pasi Premier League shet më shtrejntë nga të gjithë produktin e të drejtës televizive, dhe rrjedhimisht ka mundësi financiare të investojë në futbollist kualititiv nga i gjithë planeti. Pra konkurrenca është thjesht e frikshme. Duhet medoemos të jesh në 100%, se stoli të kërcënon në çdo kohë.

Broja është ende i ri, është vetëm në të 20-tat e jetës së tij dhe ende nuk është rrahur mirë me erërat dhe shiun anglez. Për të koha ka qenë e mirë, por nuk do të ketë gjithnjë diell, aq më teper në Angli. Kujtojmë që para 6 muajsh ishte shumë pak i njohur në Britani, tani e njohin të gjithë, falë 6 golave të tij në kampionat dhe golit të shënuar në kupë. Për këtë arsye specialistët në Angli flasin me superlativa për të.

Trajnerët kundërshtarë e studiojnë në video, si luan, si lëviz, si godet dhe më pas paralajmërojnë mbrojtësit e tyre të frenojnë inkursionet dhe të jenë gati për dublazh. Këtu ekuacioni i shënimit të golit vështirësohet, pasi ka disa ndryshore. Madje fazën e agjërimit, të cilën Broja po e kalon, e kanë jetuar dhe lojtarë të klasit botëror dhe me më eksperiencë se Broja. Dhe momenti jo i sulmuesve është mëse i njohur si fenomen.

Ah…, se nuk përmenda edhe tjetrën. Broja në fund të sezonit përfundon huazimin, dhe në kokën e tij është edhe Chelsea. A nuk nxorri ai në postimin e fundit foton me fanellën blu? Por në horizont ka dalë edhe Manchester United, dhe shumë të tjerë, brenda ishullit, por edhe në kontinent. Mbase të gjitha këto i mendon dhe ngatërrohet. Është i ri dhe ka të drejt të ëndërrojë, dhe këtij djali i dalin ëndrrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online