Nga Altin Sulçe/ Bekim Balajn e thërriti dashuria për fanellën e parë, ishte premtimi i Babagjyshit për 2023

Nga Altin Sulçe

Rikthimi i Bekim Balajt në shtëpi ka qenë lajmi i madh i kësaj jave intensive futbolli që nisi të hënën në Tiranë me prezantimin zyrtar të Silvinios te Kombëtarja dhe përfundoi me fundjavën ndryshe ne Shkodër, me një firmë të madhe.

Pasi morën tri pikë të arta në mesjavë me Partizanin, në një ndeshje emocionuese, shkodranët marrin një tjetër dhuratë nga presidenti Alban Xhaferi, ky ishte edhe premtimi i Babagjyshit për 2023-shin, duke kompletuar një javë super, thjesht të paharrueshme.

Finalja ishte Balaj që zgjodhi Vllazninë, duke pasur para sysh se është shkodran dhe nga ana emocionale e gjen veten te Vllaznia, siç e tha presidenti Xhaferi për blerjen më të re dhe më të bujshme.

Në fakt firma e madhe e janarit, ka pasur brenda Zotrillikun Balaj, zemërgjerësinë e tij, dhe mirënjohjen për origjinën, gjë që më parë jo shumë futbollistë e kanë bërë…

Por siç duket karakteri nuk zhbëhet dhe Bekimi këtë e ka treguar ndër vite në karrierën e tij të pasur europiane me klube te njohura.

Po mos ju mjaftojnë këto rreshta, po ju risjellë në kujtesë natën e Beogradit, në ndeshjen tronditëse të Kombëtares me Serbinë. Në atë përplasje kafshërore, Bekimi ishte në ballë të frontit të rezistencës.

Rishihni vidion, për të parë edhe një herë Balajn e vërtetë dhe shokët e tij, se si i mbronte simbolet  e origjinës, duke rrezikuar seriozisht jetën.  Thonë se karakteret e forta, dalin sipër gjërave të vogla, duke mos parë vetëm paranë.

Dhe Balaj e bëri me Vllaznine e zemrës, ne një firmë rrufe, pavarësisht se mund të merrte më shumë.  Bekimin e thërriti origjina, fillesa dhe dashuria për fanellën e parë.  E gjitha kjo lëvizje ka elektrizuar një Shkodër të tërë dhe jo vetëm.

Efekti Balaj do të duket ne skuadër duke përcjellë eksperiencën e madhe tek të rinjtë, por edhe në tribuna, duke sjellë më shume njerëz në stadium. Mbase, lëvizja Balaj, mund të ndikojë me efektin e saj te një brez që dalëngadalë po mbyll ciklin europian të klubeve dhe mund të rikthehet në Shqipëri për fundin e karrierës, duke ngritur në këtë mënyrë edhe më lart nivelin e Abissnet Superiore.

Muajt në vazhdim do të tregojnë qartazi, nëse lëvizja Balaj do te rezultojë një Bekim për Vllazninë. Teorikisht gjithçka shkëlqen, praktikisht, na duhet të presim, efektet e ‘operacionit shkodran’… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online