“Ka lojtar që mendojnë ende se janë 25 vjeç dhe të tjerë që e dinë se nuk janë”! Cantona “fundos” Ronaldon: Shembullin e ka te Ibrahimovic dhe Maldini

Cristiano Ronaldo do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të në shkurt. Portugezi së fundmi ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e futbollit dhe do të marrë 200 milionë euro në sezon nga Al Nassr. Eric Cantona beson se Ronaldo duhet të kishte pasur një plan tjetër për fundin e karrierës së tij. Ai u tregua shumë i ashpër ndaj Cristianos në fjalën e tij dhe shprehu mendimin se si duhet të punojnë veteranët e futbollit si Ronaldo.

“Ka dy lloje veteranësh: Ai që dëshiron të luajë çdo ndeshje sepse mendon se është ende 25 vjeç dhe ai që e di se nuk është 25 vjeç dhe është aty për të ndihmuar lojtarët e rinj duke e ditur se nuk do të luajë çdo ndeshje. Por ai është i vetëdijshëm se do të ketë shansin e tij”, tha Cantona. “Ka lojtarë që ndihmojnë të rinjtë. Ibrahimoviç ende e bën këtë në Milano, më parë lojtarë si Ryan Giggs apo Paolo Maldini e kanë bërë këtë”, tha Cantona. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online