Nga Alegri te Zeniti, Markizio: Refuzova dy herë Milanin, kam një dëshirë për Juven

Klaudio Markizio la në ditët e fundit të gushtit Juventusin për t’u transferuar te Zeniti në Rusi. Mesfushori ka shënuar dy herë me ekipin e ri, që kryeson kampionatin me 5 pikë më shumë se CSKA e Moskës.

33-vjeçari është aktivizuar gjithmonë me Juventusin, klubin e zemrës së tij që do të vazhdojë të jetë i tillë përgjithmonë. Në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, Markizio flet për bardhezinjtë, largimin te Zeniti dhe refuzimin e Milanit, klub për të cilin ka konsideratë.

Me Alegrin nuk ka patur kurrë probleme, por pas dëmtimit trajneri nisi ta shihte me një sy tjetër. Në fund urimi për Juven dhe ish-shokët e tij, të cilët e meritojnë ta fitojnë Champions Ligën.

JUVENTUS – “Aventura ime me Juventusin ishte drejt fundit, por merkato po mbyllej dhe mendova se do të qëndroja. Klubi vendosi të ndërpresë kontratën. Unë nuk e kisha të thjeshtë, por kisha dëshirë për të ndryshuar. Juvja ka qenë më shumë se 2/3 e jetës time. Isha fëmijë dhe nuk e imagjinoja të realizoja një ëndërr si kjo. Ka qenë një aventurë e mrekullueshme. Unë i kam dhenë shumë, por edhe Juventusi më ka dhënë shumë. Nuk kam pengje. Në futboll, ashtu si në punë dhe dashuri, ka shumë mënyra për t’i dhënë fund historive. Në fund të fundit ndihem me fat. Kam humbur dy finale Championsi dhe një Europian, por kam fituar 7 tituj kampionë.”

ALEGRI – “Nuk jemi zënë kurrë, por pas dëmtimit kishte prioritete të tjera dhe nuk më shihte më si më parë. Unë i kërkova besim dhe vazhdimësi, por ai bëri zgjedhje të tjera.”

MILANI – “Kuqezinjtë më kanë kërkuar dy herë: njëherë me Alegrin dhe herën tjetër me Montelën. Kam marrë gjithmonë shumë oferta, nga Italia dhe jashtë saj. Milani ka qenë klubi më i rëndësishëm përveç Juves, por nuk doja të luaja me një klub tjetër italian.”

ZENIT – “Më bindi projekti i klubit dhe fakti që do të luaja në Europë. Kisha oferta edhe nga SHBA dhe Japonia. E pranoj që kam hezituar pak, më shumë për gruan dhe fëmijët e mi, por çdo ndryshim të dhuron stimuj dhe dëshira të reja. Unë dua t’i transmetoj Zenitit dëshirën time për të fituar. Mund të rikthehemi te fitimi i titullit. Strukturat i ka si një klub europian, pavarësisht se futbolli në Rusi është krejtësisht i ndryshëm.”

URIMI – “Finalet e Berlinit (kundër Barcelonës) dhe Kardifit (kundër Realit) mbeten pengje për historinë e klubit dhe grupit të lojtarëve. Brenda nesh e dinim që kupa do të vinte herët apo vonë. I dua të mirën Juves dhe shokëve të ekipit, kështu që ju uroj ta fitojnë sivjet Championsin. Do të ishte mënyra më e mirë për mbylljen e një cikli. Unë do të jem gjithmonë një juventin.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online