Nexhipi zbulon destinacionin e Gurit: Mes Austrisë e Belgjikës

I ftuar në Procesi Sportiv në Top-Channel, drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi ka folur për fitoren në Korçë, por me interes në këtë moment është sidomos e ardhmja e Sindrit Gurit.

NDESHJA ME SKËNDERBEUN – Ishte shumë e rëndësishme që të mos dilnim pa pikë. Kishim punuar gjatë gjithë javës. Është shumë mirë që ja dolëm dhe morëm një fitore. Nuk mund të thuhet ishte rezultat surprizë, pasi luante vendi i dytë me të parin. Pse trajneri ishte disi i nxehur gjatë ndeshjes? Kishte një penallti për ne. Nuk është se fituam pa meritë.

PAKULT – Trajneri Pakult është një trajner i madh, pasi kur kam qenë unë në Gjermani ka qenë në Bundesligë dhe ka shumë përvojë. Është pasuri për Superioren. Kam rastin të jem pranë tij dhe është një trajner që e di se kur duhet të ndërhyjë në skuadër. Dhe si lojtar ka qenë i madh.

GURI – Pas largimit të Bakajt mendoj se mori më tepër hapësirë. Vetëbesimi është gjë shumë e madhe. Është me këmbë në tokë pavarësisht ecurisë që ka. Është një futbollist shumë i përqendruar dhe profesionist. Ka pasaportë italiane dhe ky është një plus shumë i madh. Nuk ka më dyshime më për të në Superiore. Është lojtar me klas dhe po e dëshmon nga ndeshja në ndeshje. Në Superiore po bën diferencën. Ka shumë interes për të.  Në Korçë ka pasur njerëz nga Austria dhe Belgjika, ku besoj se mes këtyre kampionateve do kryhet transferimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online