Partizani ia kthen Federatës: Analizën e ndeshjes në Lushnjë nuk e bëni ju!

Kishte kohë që i kishim harruar përplasjet mes FSHF-së e Partizanit, më saktë që kur u largua Sulejman Starova, i cili me sa duket ishte mburoja dhe avokati i klubit, por tashmë në klubin e kuq janë revoltuar sërish me arbitrimet dhe pas asaj që ndodhi në Lushnjë, rinisën sulmet e akuzat.

Sot FSHF reagoi duke i kërkuar Partizanit të shihte gabimet te vetja, jo te të tjerët, por ka reaguar edhe Partizani, me një komunikatë për mediat, ku i përgjigjet ashpër FSHF-së, duke i kërkuar të shmangë komentet teknike për ndeshjen e së shtunës dhe duke e paralajmëruar se do ta mbrojë veten në çdo mënyrë ligjore.

ME SHUME KORREKTESE DHE PROFESIONALIZEM

Pasi jemi njohur me reagimin e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtojmë këtij Institucioni se në bazë të ligjit të Sportit të Republikës së Shqipërisë është i ngarkuar të organizojë aktivitetet kombëtare sportive për futbollin. Klubi Partizani ka mbetur i habitur që ky Institucion, duke dal jashtë kompetencave të veta i kushton vëmendje të detajuar dhe bën një analizë të thellë të lojës së ekipit të Partizanit në ndeshjen në Lushnjë. Përsiatjet pse bëri apo nuk bëri gola Partizani e pastaj mos të merrej me gjykimin skandaloz, lënë kohën të gjejnë dhe janë biseda që mund të konsumohen në bare e pika bastesh dhe nuk i takojnë aspak deklaratave zyrtare të një Institucioni si Federata e Futbollit. I rikujtojmë kësaj Federate që klubi në deklaratën e tij e pranoi paraqitjen e dobët të skuadrës, por Federata në asnjë moment nuk e mori një hap të tillë për atë që është etiketuar si skuadra më e dobët e kampionatit, skuadrën e arbitrave. Është pikërisht kjo skuadër çdo javë dhe në çdo ndeshje shënon “gola” spektakolarë e që kënaqin çdo pritshmëri të planifikuar nga eprorët e tyre po ata vetë. Për këtë e mirëkuptojmë FSHF që rend me vrap e me dëshirë për t’u angazhuar me deklarata në mbrojtje të “yjeve” të saja ndaj reagimeve “bezdisëse” dhe të përjavshme të klubeve të dëmtuara.

Duke qenë se FSHF është organizatore e kësaj gare dhe ligjërisht arbitrat janë Shoqatë e pavarur, jemi dakord që të përdoret një garë dhe një fjalor “Fair”. Por, kur shkelet e drejta për barazi, kur telekomandohet gara nga gjykime tendencioze dhe të programuara të arbitrave, klubi i Partizanit kërkon të dijë se si e kupton FSHF-ja fjalën “Fair”?!

I bëjmë me dije se kushdo që dëmton fanellën, investimin dhe kontributin e lojtarëve të Partizanit, do përgjigjet ligjërisht, siç i takon çdo individi apo subjekti të kërkojë të drejtën e tij.

I kujtojmë FSHF-së, se fjala “Fair” nuk nënkupton që drejtuesit e saj, të përcaktojnë poshtë apo sipër tavolinave se kush duhet të fitojë apo të dëmtohet.

Fjalori i përdorur vjen si rrjedhojë e bastardimit të barazisë sportive, të realizuar vetëm e vetëm nga individë dashakeqës dhe pa pikë karakteri.

Nëse FSHF është mësuar dhe dëshiron që edhe këtë sezon të vendosë se kush shkon në Europë, apo kush bie nga Kategoria, Klubi i Partizanit do luftojë deri në fund, për gjënë me elementare në futboll: për DREJTËSI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online